3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaJordania: Zhvendosja e palestinezëve mund të çojë drejt një konflikti më të...

Jordania: Zhvendosja e palestinezëve mund të çojë drejt një konflikti më të gjerë

Jordania ka thënë të shtunën se çdo veprim i Izraelit që rezulton me zhvendosje të palestinezëve rrezikon ta çojë rajonin në “humnerën” e një konflikti më të gjerë.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, ka thënë se bllokimi i ndihmave humanitare në Gaza nga ana e Izraelit, dhe urdhri për t’u larguar nga shtëpitë, është shkelje “flagrante” e ligjit ndërkombëtar.

Izraeli i ka dhënë urdhër të gjithë popullsisë së Rripit të Gazës në pjesën veriore që të largohet nga ajo zonë për në jug, para se të nisë një ofensivë eventuale tokësore për t’i luftuar militantët e Hamasit.

Izraeli ka thënë se do t’i mbajë të hapura dy rrugë deri në orën 16:00 (sipas kohës lokale) të së shtunës për të mundësuar largimin e njerëzve.

Deklaratat e Safadit kanë qenë më të ashprat prej Jordanisë, prej shpërthimit të konfliktit një javë më parë, si pasojë e nisjes së sulmeve të befasishme të Hamasit në Izrael.

Sipas tij, vazhdimi i luftës rrezikon përhapjen e konfliktit edhe në fronte tjera, pasi “dhuna do të rezultojë me më shumë shkatërrim”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatë tjerë të Izraelit kanë ofruar mbështetje të fuqishme për luftën ndaj Hamasit, mirëpo shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka thënë se ushtria izraelite duhet t’iu japë më shumë kohë njerëzve që të largohen prej Gazës.

Familjet në Gazë janë përballur me dilema të mëdha nëse duhet të qëndrojnë apo të ikin nga shtëpitë e tyre, pasi situatë e sigurt nuk është askund.

Aktualisht banorët në Gazë nuk kanë qasje në ujë, ushqim dhe ilaçe, me vendim të autoriteteve izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë të premten se 1.900 persona janë vrarë në këtë territor.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit janë vrarë 1.300 izraelitë, shumica prej të cilëve civilë, dhe 1.500 militantë të Hamasit janë vrarë gjatë luftimeve, ka thënë Qeveria në Izrael./ rel

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments