7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJolevski: Këshilli do të mbajë seancë për zgjedhje të prokurorëve publik të...

Jolevski: Këshilli do të mbajë seancë për zgjedhje të prokurorëve publik të mërkurën

Këshilli i prokurorëve publik planifikon të mbajë seancë për zgjedhje të prokurorëve publik të mërkurën, nëse ka kushte për zgjedhje, deklaroi sot kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Antonio Jolevski, duke e komentuar mungesën e prokurorëve publik në PTHP- Shkup.

Shpallja për zgjedhje të pesë prokurorëve publik është publikuar në nëntor të vitit të kaluar dhe zgjedhja duhej të bëhet deri më 31 janar. Në shpallje janë paraqitur gjashtë kandidatë prej të cilëve pesë janë prokurorët e njejtë të cilëve u skadoi mandati dhe pesë kandidatë tjerë, mirëpo për shkak të vlerësimit joadekuat Këshilli i PP-së ka kërkuar vlerësim të sërishëm e cila është dorëzuar të enjten, ndërsa afati për biseda përfundon sot.

“Ne duhet të presim deri nesër, që të mos ketë ankesa eventuale përmes postës. Deri tani kemi marrë dy ankesa dhe menjëherë për të hënën caktova mbledhje, edhe pse sipas ligjit Këshilli duhet të vendosë në afat prej 30 ditësh. Planifikojmë të mërkurën, nëse ka kushte të mbajmë edhe mbledhje për zgjedhje të prokurorëve publik”, deklaroi Jolevski.

Në lidhje me deklaratën e kryetares së PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar Vilma Ruskovska se “Këshilli e ka lënë PTHP-në Shkup me pesë prokurorë”, Jolevski potencoi se moszgjedhja nuk ishte për faj të Këshillit dhe se e kanë pritur vlerësimin.

“Një nga kushtet për zgjedhje të kandidatëve është të kenë vlerësim pozitiv. Por, në çdo rast pozitiv ose negativ ne duhet ta marrim në formë vlerësimi nga ana e prokurorëve kompetent, të cilët e bëjnë vlerësimin. Nga PTHP morëm vlerësime të cilat nuk përgjigjen me formularin, as me pikët. Për shkak të kësaj duhej ta kthejmë prapa atë pjesë të vlerësimit që në janar, të bëhet vlerësim sipas formularëve të vlefshëm të cilët janë publikuar dhe të cilët janë sjellur nga Prokurori publik i RMV-së”, deklaroi Jolevski.

Prejse vlerësimet ishin dorëzuar, Jolevski potencoi se kanë konfirmuar që të gjithë kanë komentin e njejtë nga prokurorët, ndërsa të gjithë kanë pikë të ndryshme.

Këshilli i prokurorëve publik Jolevski potencoi se ka kompetenca të kufizuara dhe nuk mundet në mënyrë të pavarur t’i udhëheq procedurat për shkarkim.

Në lidhje me mungesën e prokurorëve publik, Jolevski tha se në disa prokurori nuk ka interesim te kandidatët në Akademinë për Gjykatës dhe Porkurorë publik dhe se këtu duhet të ketë ndryshim ligjor.

Sipas Jolevskit, për momentin mungojnë rreth 60 prokurorë publik ndërsa zgjedhja duhet të bëhet përmes Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments