Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i pyetur në lidhje me një citim nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha më herët se Boris Johnson ishte “pjesëmarrësi më aktiv në garën për të qenë anti-rus”, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar këmbënguli se ai “nuk ishte anti-rus”.
Ai tha se kishte simpati për popullin rus – por jo për liderin e tyre Vladimir Putin, transmeton rtv21.tv.
“Ne të gjithë pajtohemi se ajo që po bën Putin është krejtësisht katastrofike, pushtimi i tij në Ukrainë është çnjerëzor dhe barbar dhe sjellja e atij pushtimi po kalon në atë lloj sjelljeje që nuk e kemi parë në kontinentin e Evropës për 80 vjet”, tha ai.