12.9 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaJohnson mesazh rusëve: Hapni internetin dhe shihni të vërtetën.“Presidenti juaj po kryen...

Johnson mesazh rusëve: Hapni internetin dhe shihni të vërtetën.“Presidenti juaj po kryen krime”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i ka kërkuar popullit rus që të shikojë se çfarë po bëhet në emrin e tyre, duke iu referuar masakrës në qytetin e Buchas.

Në videon e publikuar nga Downing Street No 10 në Twitter, Johnson inkurajon rusët të përdorin një lidhje interneti VPN për të “qasur në informacione të pavarura” dhe më pas të ndajnë të vërtetën.

Duke folur në rusisht në fund të videos, kryeministri thotë se presidenti rus Vladimir Putin akuzohet për krime lufte, por se ai nuk beson se presidenti po vepron në emër të popullit të tij.

Në një video-mesazh duke folur në rusisht, ai u drejtohet qytetarëve atje: Presidenti juaj akuzohet për krime lufte. Por nuk e besoj se ai po vepron në emrin tuaj.

Presidenti juaj e di që nëse do të mund ta shihnit se çfarë po ndodh, nuk do ta përkrahnit luftën e tij.Ai e di se këto krime tradhtojnë besimin e çdo nëne ruse, e cila me krenari përshëndet djalin e saj ndërsa ai niset për t’u bashkuar me ushtrinë. Dhe ai e di se ato janë një njollë për nderin e vetë Rusisë.

Johnson u kërkon qytetarëve rus që të hapin internetin dhe të shohin se çpo ndodh realisht, dhe ta shpërndajnë atë me të tjerët. A thotë se trupat e vendit të tyre po kryejnë mizori në Ukrainë, duke përfshirë masakrën e civilëve dhe përdhunimin e grave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments