6.6 C
Tetovo
E martë, 11 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBota“Jo shkëmbim territoresh në Ballkan”: Projektligji me 12 nene “i dorëzohet” Kongresit...

“Jo shkëmbim territoresh në Ballkan”: Projektligji me 12 nene “i dorëzohet” Kongresit amerikan

Ka mbërritur tashmë në tryezën e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan ai që njihet si “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.Projektligji me 12 nene nënvizon veç të tjerash se “është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të mos ndjekë asnjë nismë që mbështet shkëmbimin e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor, si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shteteve të rajonit”.

Debati më i madh për kufijtë u ndez në vitin 2018, kujton REL, kur presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për herë të parë thanë hapur se ndryshimi i kufijve mund të ishte opsioni më realist për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Për këtë nuk u bë publik ndonjë propozim zyrtar, por nga sa u raportua në media asokohe, ideja ishte që Serbia të merrte kontrollin mbi zonën me shumicë serbe në veri të lumit Ibër në Kosovë. Në këmbim, Lugina e Preshevës në jug të Serbisë, e banuar kryesisht me shqiptarë, do t’i bashkohej Kosovës. Më pas, gushtin e atij vitit Thaci përcolli bindjen e tij se ka ardhur koha “që mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë të ndodhë korrigjimi i kufijve, që janë diku rreth 400 kilometra”.

Ideja u prit me reagime të forta, si pro ashtu dhe kundër në Kosovë, Serbi, Evropë e më gjerë, ndërsa administrata e atëhershme e presidentit amerikan, Donald Trump, dukej e hapur ndaj saj. Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit përmes emailit se cili është qëndrimi aktual i administratës amerikane, në lidhje me kufijtë dhe ndryshimet territoriale në Ballkan, por nuk mori përgjigje.

Kësaj pyetjeje nuk iu përgjigj as Ambasada amerikane në Prishtinë. Nisur nga fakti që projektligji  nuk ka bashkësponsorizues, Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, nuk pret që ai të bëhet ligj, e pret që edhe sikur të miratohet nga të dyja dhomat e Kongresit, Trump me gjasë ta injorojë ose t`i vërë veto.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments