25.5 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajme‘Jo në Kosovë por në Shqipëri’, Edi Rama: Nga 1 korriku rroga...

‘Jo në Kosovë por në Shqipëri’, Edi Rama: Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve 950 euro në muaj (video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se rroga mesatare e mësuesve nga 1 korriku do të jetë 950 euro.

Rama në një postim në Facebook shkruan se ishte një rrugë e mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit e që siç thotë ai “e morëm në dorë copë e çikë”, por që thekson se e ngritën pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj.

Kryeministri i Shqipërisë postimit të tij në Facebook ia ka bashkëngjitur edhe një video.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments