Kreu i Gjykatës Kushtetuese është kundër propozimit për parimin e badenterit në këtë institucion. Darko Kostadinovski refuzon kategorikisht këtë parim të shumicës së dyfishtë zbatohet në Gjykatë Kushtetuese pasi që sipas tij nuk do të vlejnë argumentet juridike por do të vijnë në shprehje kushtëzimet politike. “Principi i Badenterit është shumë i rëndësishëm, për organe politike siç është Kuvendi, ku sillen ligjet, ku ndryshohen dhe plotësohen ligjet. Gjykata Kushtetuese nuk është organ politik! Derisa zbatohet badenteri në kushtetuese kjo do të thotë se nuk do merren vendime juridike por lloj tjetër gjykimesh do të vendosin për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë apo liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Diçka e tillë nuk ekziston askund në botë! Prandaj isha pak më rigoroz në kuptimin që nëse diçka e tillë ndodh më mirë këtij institucioni t’i vendosen çelësi dhe nuk do të ketë nevojë të ekzistoj fare”, tha Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
I pyetur nga TV21, Kostadinovski nuk deshi të komentoj për futjen e një “badenteri ekzekutiv” gjatë zgjedhjes së Qeverisë, propozim ky i dal nga Kongresi i fundit të partisë opozitare shqiptare të BDI-së.
“Në qeveri badenter?! Jo, do të përmbahem nga ky komentim sepse e them që bedanteri si princip është shumë i favorshëm dhe domethënës në organin politik ku sillen ligjet. Kjo nënkupton se ligjet dhe zbatimi i tyre janë garanci për lirinë dhe të drejtat e çdo qytetari dhe të bashkësive jo shumicë. Ky është kuptimi i principit të badenterit. Ja të shkoj një hap para! Nëse mua më pyesni personalisht unë vlerësoj se principi i badenteri nuk ka vend as Këshillin gjyqësor sepse po vijnë në shprehje kritere tjera. Kur ka princip të badenterit nuk ka argumente juridike por vijnë llojet të tjera të argumenteve”, pohoi Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Në Kongresin e 20 dhjetorit të BDI-së në Shkup përveç “Badenterit ekzekutiv” gjatë zgjedhjes së Qeverisë, kryetari integristëve propozoi edhe zbatimin e parimit Badinterit në Gjykatën Kushtetuese.“Zgjedhja e qeverisë me shumicë të dyfishtë – Badinteri ekzekutiv. Propozojmë që çdo përbërje e re e qeverisë të marr besimin e Kuvendit jo vetëm me shumicën e deputetëve por edhe me shumicën e deputetëve të komuniteteve jo shumicë… Zbatimi i parimit badenterit në Gjykatën Kushtetuese, ligjet që miratohen me shumicë të dyfishtë në Kuvend nuk duhet të rrëzohen në Kushtetuese pa shumicë të dyfishtë nga radhët e gjykatësve”, pohoi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Sipas idesë së BDI-së, ligjet që miratohen me shumicë të dyfishtë në Kuvend, në bazë të parimit të Badenterit, nuk duhet të rrëzohen në Gjykatën Kushtetuese pa shumicë të dyfishtë edhe në radhët e gjykatësve. Ndryshe edhe nga VLEN mbështesin idenë për të vendosur badenter në kushtetuese.
