10.5 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeJeton Shaqiri Ministër i Arsimit / Sot kur iu ndërpre furnizimi me...

Jeton Shaqiri Ministër i Arsimit / Sot kur iu ndërpre furnizimi me energji elelktrike Gjimnazit Kiril Pejçinoviç ,u pa se shumë i duhur paska qenë aktvendimi për tia marë kompetencat Komunës së Tetovës…

Nuk do të jеm modest! Shumë i duhur paska qenë aktvendimi të cilin e solla para disa ditëve për t’ia marrë ingerencat Komunës së Tetovës mbi SHMK „KIRIL PEJÇINOVIQ“.

Sot shkollës iu ndërpre furnizimi me energji elektrike rezultat i mospagesës së faturave ndaj kompanisë përgjegjëse. Kjo vetëm po e vulos dëmin që Komuna e Tetovës ia ka bërë kësaj shkolle.

Përndryshe, këtë çështje do ta shqyrtojmë edhe në Qeveri dhe do t’i dalim zot zgjidhjes së problemeve që i ka shkaktuar kryetari i Komunës së Tetovë Bilall Kasami Shkollës së Mesme Komunale Kiril Pejçinoviq.

Në gjithë këtë katrahurë nga kreu i Komunës së Tetovë, është fat që nxënësit janë në pushime verore dhe nuk duhet të humbin nga procesi edukativo-mësimor. Ministria e Аrsimit dhe Shkencës, dhe unë personalisht deri sa e mbaj këtë detyrë nuk do të lejoj që të keqpërdoren shkollat, nga i cili keqpërdorim më së shumti e pësojnë nxënësit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments