Nacionalistët dhe anëtarët e VMRO-së bullgare u mblodhën para Operës Kombëtare në Sofje dhe përshëndetën presidenten maqedonase dhe delegacionin e saj, të cilët morën pjesë në shfaqjen e Operës dhe Baletit të Maqedonisë me “Nabucco”, me britma, klithma dhe parulla të ndryshme fyese.
Ata mbanin pankarta me mbishkrime si “Rruga e RSM-së për në Evropë kalon nëpër korridorin numër 8”, “Jo gjuhës së urrejtjes”, “Jepuni të drejta bullgarëve në Maqedoni” etj.
Ajo u prit jashtë edhe nga kryeministri bullgar Najden Dimitrov, të cilit i shprehu ngushëllimet për aksidentin ku humbën jetën dy pilotët.
Në pyetjen e një gazetari për Korridorin 8, Siljanovska Davkova u përgjigj se Qeveria e Maqedonisë tregon mirëkuptim për ndërtimin e këtij projekti.
“Gjithçka që na lidh është e mirëseardhur. “Ky korridor nuk është vetëm një korridor sigurie, por edhe një mundësi komunikimi mes qytetarëve të të dyja palëve”, theksoi ajo.