7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Jemi të gatshëm të përballemi me Turqinë”, Greqia kërcënon me veprimin e...

“Jemi të gatshëm të përballemi me Turqinë”, Greqia kërcënon me veprimin e fundit

Greqia të hënën (1 qershor) sulmoi planin e Turqisë për të kryer shpime nafte në Mesdheun lindor, duke e përshkruar atë si “një provokim të ri”. Është e fundit në një seri rastesh që ka bërë që të rriten tensionet midis dy vendeve fqinje muajve të fundit.

Turqia njoftoi të premten se planifikon të fillojë shpimin e hidrokarbureve në Mesdheun lindor për tre ose katër muaj. Masa erdhi pasi Ankaraja nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme vitin e kaluar me qeverinë e njohur të Libisë nga KB në Tripoli, e cila pretendoi zona të gjera të detit për Turqinë.

Marrëveshja ka ngritur reagime në vendet fqinje, përfshirë Greqinë që ka thënë se marrëveshja nuk arrin të marrë parasysh ishullin e Kretës. Anëtarja e BE Qipro gjithashtu ka shprehur zemërimin që Turqia ka dërguar anije në kërkim të naftës dhe gazit në ishullin e ndarë. BE i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Turqisë që të përfundojë kërkimet e energjisë në brigjet e Qipros, duke argumentuar se shpimi është i paligjshëm sepse shkel zonën ekskluzive ekonomike të ishullit.

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias tha në një deklaratë të hënën se kërkesa turke për të kryer “kërkime të naftës në rajonin e zonave kontinentale greke është pjesë e një sërë veprimesh të bëra nga vendi fqinj, i cili gradualisht po përpiqet” të uzurpojë sovranitetin  e Greqisë”.

“Veprimet e paligjshme të Turqisë … nuk mund të përputhen me sovranitetin Grek bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe ligjin detar”, tha Dendias, duke shtuar se Greqia “është e gatshme të përballet me këtë provokim të ri, nëse Turqia përfundimisht e vë në fuqi”.

Sipas agjencisë greke të lajmeve Ana, qeveria e Athinës thirri ambasadorin turk në ministrinë e jashtme të hënën në mbrëmje. Marrëdhëniet Greko-Turqe kohët e fundit kanë përjetuar tension të përtërirë, me Ankarën që kërkojnë mbështetje të BE për veprimet e saj ushtarake në Siri dhe për çështjen e migracionit. Në mars Turqia inkurajoi dhjetëra mijëra azilkërkues të udhëtojnë në kufirin me Greqinë dhe të përpiqen të kalojnë në Bashkimin Europian.

Javën e kaluar, Athina dërgoi 400 policë “si një masë paraprake” në kufirin e saj tokësor me Turqinë për të parandaluar një fluks të ri të mundshëm të migrantëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments