9 C
Tetovo
E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaJD Vance mbërrin në vendin që Trump e quan "mbretëresha e tarifave"

JD Vance mbërrin në vendin që Trump e quan “mbretëresha e tarifave”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi përshëndetën sot progresin e rëndësishëm në fillimin e negociatave për një marrëveshje tregtare midis dy vendeve, njoftoi zyra e Modi.Vance mbërriti me familjen e tij për vizitë katër-ditore, kryesisht personale në Indi, gjatë së cilës do të mbajë fjalim në qytetin Jaipur dhe do të vizitojë Taj Mahal, njoftuan zyrtarët amerikanë.

Të dy udhëheqësit vunë në dukje përpjekjet e vazhdueshme drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjive strategjike, ndër të tjera.

Vance dhe kryeministri Modi diskutuan “çështje rajonale dhe globale” dhe bënë thirrje për dialog dhe diplomaci si rrugën përpara, njoftoi zyra e Modi.

“Kryeministri përshëndeti presidentin Donald Trump dhe tha se mezi priste vizitën e tij në Indi më vonë gjatë vitit”, shtohet në deklaratë.Pala amerikane ende nuk ka bërë të ditur asgjë për takimin e tyre.

Kryeministri i Indisë ishte një nga liderët e parë botërorë që u takua me Trump ndërsa ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, dhe më pas ata u angazhuan për “drejtësi” në tregtinë e ndërsjellë dhe forcimin e partneritetit të mbrojtjes.

Atë kohë qeveria e Modit ishte gati të përgjysmonte tarifat për importet nga SHBA-ja.

Donald Trump, pavarësisht kësaj, vazhdon ta quajë Indinë “mbretëresha e tarifave” dhe “abuzuese e tarifave”.

India pret të arrijë marrëveshje me SHBA-në brenda 90 ditëve nga pezullimi i tarifave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments