Javën tjetër do të dihet kur administrata do të kthehet në punë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce informon se deri në fund të javës Komisioni për sëmundje infektive do të vendosë se si do të zbatohen masat, dhe nga java e ardhshme ato do të fillojnë të zbatohen gradualisht.
- Masa e veshjes së maskës mbrojtëse, nëse respektohet, mund të lejojë kthimin gradual dhe organizimin e njësive të punës, ndërmarrjeve dhe administratës në veprim. Duhet të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për kopshtet. Këtë javë ne po përgatisim gjithçka në aktivitetet e Komisionit për sëmundje infektive dhe me siguri që nga java e ardhshme këto masa do të implementohen gradualisht, pjesë-pjesë, siç përcaktohet nga ekspertët, tha Ministri Filipce