4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJavën e ardhshme do të hapen tarracat verore dhe kafenetë

Javën e ardhshme do të hapen tarracat verore dhe kafenetë

Komisioni për sëmundje infektive është duke i përfunduar protokollet për kthim gradual të funksionimit normal të klinikave, për kthim të administratën publike në punë, për hapjen e kopshteve, si dhe për operatorët ekonomikë dhe subjektet, deri në fund të kësaj jave duhet të jenë gati dhe veç më herët javën e ardhshme edhe të fillojnë të funksionojnë, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

“Jo të gjithë do të kthehen në punë menjëherë. Të parët do të kthehen ata që do të jenë në gjendje të ofrojnë një sistem me sportele, e pastaj ata që do të jenë në gjendje të punojnë jashtë. Restorantet dhe kafenetë do të fillojnë të operojnë jashtë. Për sa i përket hapjes së kopshteve, konsultimet e grupit të ekspertëve janë ende duke u zhvilluar sipër dhe po përgatitet një protokoll i veçantë, duke pasur parasysh që fëmijët mund të jenë transmetues të koronavirusit. “Ata do të duhet të jenë në detyrë kur të gjithë të kthehen në punë”. Protokollet vlejnë edhe për auto shkollat, të gjitha qendrat arsimore dhe bibliotekat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments