0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJavën e ardhshme deponohen dorëheqjet dhe votohet Qeveria teknike

Javën e ardhshme deponohen dorëheqjet dhe votohet Qeveria teknike

“KOVAÇEVSKI ME MICKOSKIN MUND TË DISKUTOJMË EDHE NË TELEFON PËR ÇËSHTJE TEKNIKE

Javën e ardhshme do të fillojë procedura e shkarkimit të anëtarëve të Qeverisë dhe zgjedhja e Qeverisë së re teknike. Këtë e ka paralajmëruar sot, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili tha se në fund të javës së ardhshme do të dorëzojë dorëheqjen dhe do të zgjidhet kryeministri teknik, që është nga radhët e BDI-së dhe kryeparlamentari, që është nga radhët e BDI-së.

“Sot kishim takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së dhe kandidat për kryeparlamentar, Jovan Mitrevski, ku diskutuam për kornizat ligjore për dorëzimin e dorëheqjes dhe zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit si dhe zgjedhje të Qeverisë teknike dhe gjithë kjo procedurë do të zhvillohet në përputhje me afatet ligjore, në fund të javës së ardhshme”, tha Dimitar Kovaçevski.

Sa i përket takimit të paralajmëruar me liderin e opozitës maqedonase, Kovaçevski tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me VMRO – DPMNE-në, por për çështjet teknike mund të diskutohen edhe përmes bisedave telefonike.

“Nuk është patjetër që të gjitha takimet të jenë në salla për mbledhje, kështu që, shumë çështje mund të kryhen edhe në telefon. Ne jemi njerëz të cilët njihemi, kemi edhe miq të përbashkët, udhëheqim dy parti politike që janë më të mëdhajat në shtet dhe vlerësoj se ka çështje të cilat mund të bëhen dhe të cilat janë me të vërtetë të karakterit teknik”, tha Kovaçevski.

Kujtojmë se, VMRO – DPMNE javën e kaluar miratoi vendim që të marrë pjesë në qeverinë teknike, megjithatë ende nuk ka publikuar kandidatët e tyre për qeveri teknike. Edhe pse do të marrin pjesë në qeverinë teknike, nga opozita maqedonase kanë paralajmëruar se nuk do të mbështesim kryeministrin teknik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments