0.5 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaJaponia paralajmëron për herë të parë qytetarët: Një tërmet i madh deri...

Japonia paralajmëron për herë të parë qytetarët: Një tërmet i madh deri në 9 ballë do të godasë vendin!

 Japonia ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim për një rrezik në rritje të një “tërmeti të madh” që do të godasë vendin në të ardhmen e afërt. Paralajmërimi u lëshua të enjten mbrëma, duke u thënë njerëzve që të jenë vigjilentë, por jo të evakuohen.

Paralajmërimi nuk do të thotë se një tërmet i madh ishte i afërt, por se probabiliteti ishte më i lartë se zakonisht. Njoftimi erdhi disa orë pasi një tërmet me magnitudë 7.1 shkundi ishullin jugor të Kyushu, i cili raportohet se nuk shkaktoi dëme të mëdha.

Por ekspertët u vunë në gatishmëri të shtuar për shkak të vendit ku ndodhej epiqendra – në buzë të Nankai Trough, një zonë me aktivitet sizmik që shtrihet përgjatë bregut të Paqësorit të Japonisë. Tërmetet e mëparshme Nankai Trough kanë lënë mijëra të vdekur. Këto megatërmete janë regjistruar një herë në 90 deri në 200 vjet, me i fundit që ka ndodhur në vitin 1946.

Ekspertët thonë se ka një shans 70% deri në 80% që një tërmet me magnitudë 8 ose 9 ballë të godasë diku përgjatë luginës në 30 vitet e ardhshme, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo. Vlerësimet e rastit më të keq sugjerojnë se më shumë se 200,000 njerëz mund të vriten nga tërmeti dhe cunami i mundshëm pasues.

Megjithatë, në një konferencë për shtyp të enjten, zyrtari i Agjencisë Meteorologjike Japoneze Shinya Tsukada theksoi se ndërsa “ekziston një shans relativisht më i lartë për një tjetër tërmet të madh në krahasim me kohën normale”, ata nuk thanë se do të ndodhte patjetër “në një periudhë të caktuar kohore”.

Zyrtarët u kanë thënë gjithashtu njerëzve të jenë të kujdesshëm, por të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme, ndërsa kontrollojnë rrugët e evakuimit aty ku është e nevojshme dhe se familjet kanë furnizime të mjaftueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments