26.2 C
Tetovo
E premte, 1 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaJaponia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në...

Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë paralajmëruar banorët të marrin masa për të shmangur efektet e valës së nxehtësisë, e cila ka shkaktuar temperatura rekord dhe ka rënduar punën në spitalet e rajonit.

Zyra meteorologjike e Koresë së Jugut raportoi se gjatë këtij muaji vendi ka regjistruar 22 netë me temperatura tropikale radhazi, një rekord i ri.

Ndërkohë, Japonia shënoi ditën më të nxehtë në historinë e saj, me temperaturë që arriti 41 gradë Celsius.Kjo ka çuar në mbipopullim të spitaleve, ku trajtohen shumë persona të prekur nga problemet e shkaktuara nga nxehtësia, shkruan The Guardian.

Youn Ki-han, drejtues i shërbimit meteorologjik në Seul, tha për Agence France-Presse se ajri i ngrohtë nga rajoni i Paqësorit të Veriut ka arritur më herët se zakonisht në Korenë e Jugut.

Ai shtoi se zakonisht, nëse temperatura e lartë zgjat vetëm një ditë, ajo normalizohet shpejt, por kur ngrohja vazhdon për shumë ditë, nxehtësia grumbullohet dhe rritet edhe më shumë.

Valët e nxehtësisë përbëjnë një rrezik të veçantë për popullsinë e moshuar. Vetëm në Korenë e Jugut, deri tani janë regjistruar 13 vdekje të lidhura me nxehtësinë, tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas agjencisë së shëndetit publik.

Në Japoni, mbi 10,800 persona, shumica mbi 64 vjeç, janë dërguar në spital për shkak të lodhjes dhe sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga nxehtësia gjatë javës që përfundoi më 21 korrik.

Gjatë kësaj periudhe, 16 persona kanë humbur jetën, sipas agjencisë përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave dhe fatkeqësive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments