7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJanushevi -VMRO-DPMNE/ Katica Janeva duhej të ishte në burg, jo në plazh

Janushevi -VMRO-DPMNE/ Katica Janeva duhej të ishte në burg, jo në plazh

Ndaj videos së publikuar në faqen e gazetës italiane kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE ku kanë akuzuar edhe një herë se në rastin “Reket” ka më shumë persona të përfshirë , ka edhe funksionarë të lartë në Qeveri dhe Prokurori.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë, ndërsa kanë sqaruan se veprimet e dakorduar në audio bisedën e publikuar janë realizuar në të vërtetë në praktikë.

“Në inçizim qartë dëgjohet biseda e Boki 13 ku thotë: Nuk do të përdorë Katica tani asnjë masë tjetër të jashtëzakonshme juridike që ta zvarrisë momentin, të hënën ose të martën jeni në liri. Pesë muaj pas ngjarjes, shohim se gjithçka që Boki 13 ka publikuar edhe e ka realizuar. Njëjtë siç ka premtuar në inçizim, kërkesa për shfuqizimin e masës së paraburgimit refuzohet nga Apeli. Përveç kësaj, vendimi I Gjykatës supreme për shfuqizimin e paraburgimit është sjellë të hënën më 4 prill. Domethënë tekstualisht njëjtë siç ishte premtuar. Në vend që në plazh, Janeva tani duhej të ishte në burg. Villma Ruskovska duhet të përgjigjet përse lejoi që Katica janeva të shëtitet në liri, me duar të lia të ndikojë tek dëshmitarët dhe të shkatërrojë dëshmi, ta përsëris veprën dhe të arratiset”, ka deklaruar sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments