Rritja e pagave prej shtatë për qind në arsim do të bëhet në muajin prill dhe kjo do të vlejë për të gjithë të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme, përveç stafit mësimdhënës, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
“Fatkeqësisht, në rrjetet sociale kanë dalë spekulime të shumta se diçka nuk shkon me rritjen e pagave.Kjo nuk është e vërtetë, me përgjegjësi pohoj se edhe këtë vit, sikurse edhe vitet e kaluara, mësimdhënësit do të marrin pagë më të lartë për 7 për qind në prill”, tha ministrja Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit para Forumit të tretë Ekonomik të Gruas në Shkup.
Ajo shtoi se rritja do të vlejë edhe për të gjithë punonjësit e tjerë të shkollave si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm.