26 C
Tetovo
E hënë, 22 Shtator, 2025
BallinaLajmeJanevska: Librat që u mungojnë shkollave do të mund t’i gjejnë në...

Janevska: Librat që u mungojnë shkollave do të mund t’i gjejnë në formate PDF në ueb faqen e Shërbimit pedagogjik

Për shkollat ​​në të cilat mungojnë librat për shkak se nuk i kanë paraqitur tirazhet e nevojshme në kohë, MASH do t’ua sigurojë ato në formate PDF që do të vendosen në ueb faqen e Shërbimit pedagogjik. 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi sot se MASH e ka kërkuar këtë nga shtëpitë botuese, ato i dorëzojnë librat në formate PDF dhe Ministria, tha, tashmë po i ngarkon librat në formate PDF në ueb faqen e internetit të Shërbimit pedagogjik. Dhe këtë herë, ajo theksoi se janë dorëzuar aq lbira sa kanë paraqitur vetë shkollat. 

“Libra ka, gjithçka që shkollat ​​kërkuan, gjithçka është dorëzuar. Ministrisë nuk i intereson nëse shtyp një milion apo një milion e dyqind mijë libra sepse kemi një marrëveshje kornizë për shtypje. Pra, ajo që është kërkuar është dorëzuar. E përsëris edhe një herë – çdo libër që është kërkuar nga Ministria është siguruar. Prandaj, nuk pranoj që mund të thuhet se nuk ka libra. Nëse janë në gjendje më të mirë apo më të keqe, kjo varet nga komisioni që i ka pranuar, nga drejtorët, dhe tani e tutje besoj se kjo çështje duhet të mbyllet dhe se nuk do të kemi probleme të tilla në të ardhmen, tha Janevska sot, duke u përgjigjur pyetjeve gazetareske gjatë një vizite në shkollën “Shën Naumi i Ohrit”.

Siç tha, janë vendosur rregulla të qarta, ekziston një ligj i qartë dhe preciz që funksionon, udhëzime dhe një rregullore pune që “do të duhet të respektohet deri në detajet e fundit duke filluar nga viti i ardhshëm”.

Shpërndarja e librave është përfunduar, mbeten, tha, dy libra për vitin e parë të gjimnazit – njëri është i diskutueshëm dhe tjetri është në procedurë.

“Ato do të shpërndahen kur kjo do të zgjidhet. Të gjitha lbirat tjera janë shpërndarë”, shtoi Janevska. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments