Media e njohur meksikane “El Universal”, ka shkruar një tjetër artikull për mafien, ku në qendër të vëmendjes janë sërish shqiptarët.
Sipas “El Universal”, ndihet gjithnjë e më shumë prezenca e shqiptarëve në Meksikë, ku po investojnë paratë e krimit në kazino e baste.
Mafia shqiptare ka prezencë të lartë në Meksikë! Kështu raporton ‘El Universal’, i cili citon se shqiptarët po investojnë me paratë e krimit në kazino dhe në baste.
‘Aktualisht mafia shqiptare ka prezencë në vendin tonë dhe është e lidhur me CS dhe CJNG, për pastrim parash. Investimi i saj është i fokusuar, ndër aktivitete të tjera, në kazino dhe bastesh.’- shkruhet në artikull.
“Mafia shqiptare karakterizohet nga gjaknxehtësia dhe me përgatitje ushtarake, pozicioni i saj gjeografik është strategjik, ata dominojnë rrugën mijëravjeçare ballkanike,” shkruan media meksikane.
Autoritetet vendase shkruajnë se nuk duhet lejuar që këto grupe mafioze ndërkombëtare të vendosen në territor dhe të vazhdojnë të financojnë veprimtarinë kriminale të grupeve kriminale vendase, pasi në atë masë dhuna dhe krimi do të rritet.
Kartelet meksikane që prodhojnë dhe tregtojnë marihuanë dhe transportojnë kokainën në Kolumbi, kryesisht nga Meksika në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, El Universal shkruan se këto kartele janë shumë larg grupeve kriminale që tani menaxhojnë tregun transnacional të drogës. Tregu i ri kriminal i përbërë nga droga sintetike, metamfetamina dhe fentanil tashmë kanë zhvendosur tregun tradicional të drogës në mesin e amerikanëve veriorë dhe kanë filluar të depërtojnë te të varurit në mbarë botën.
Antonio María Costa, Drejtor Ekzekutiv i UNODC-së ka deklaruar se krimi i organizuar është bërë global dhe ka marrë përmasa makroekonomike. Ai shton se mafiat janë bërë një problem transnacional, duke minuar qeverisjen e duke fuqizuar ata që veprojnë kundër ligjit. gazeta shqip.al