6.2 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajme“Janë sekuestruar euro, dollarë, franga,lekë e rubla”/Aksioni “Vardar”, 10 persona në...

“Janë sekuestruar euro, dollarë, franga,lekë e rubla”/Aksioni “Vardar”, 10 persona në Maqedoni arrestohen

Nga Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni njoftojnë se ka përfunduar aksioni i koduar “Vardari”, përcjell TV21. Në Maqedoni janë arrestuar 10 persona ndërsa janë sekuestruar para nga valuta të ndryshme, në mesin e të cilave edhe 500.000 euro.

“Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua para në vlerë prej rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1.800 sikla izraelite, 500 korona kroate, 10.000 lekë shqiptare, 1.000 korona suedeze dhe 25.000 rubla. Gjithashtu u gjetën rula të nxehta, presa, një makinë CNC për të bërë kallëpe dhe vula që përdoreshin për të bërë para të falsifikuara, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, armë, plumba, thasë me lëndë pluhuri me ngjyrë kafe dhe të bardhë, telefona, karta SIM, USB dhe një detektor për kartëmonedha të falsifikuara, hologramë, numërues parash, sende të tjera për falsifikimin e parave dhe laptopë që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të njëjtën kohë, dhjetë persona janë privuar nga liria”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments