Pagesë prej rreth 94 milionë denarësh është realizuar sot për rreth 2.430 fermerë, si mbështetje financiare në bujqësi, informuan pasdite nga Mjinistria e Bujqësisë, PYlltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
“Gjithsej 89.465.370 denarë për 2.381 përfitues në kuadër të nënmasës 1.1 – pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për oriz, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025. Pastaj, 3.313.888 denarë sipas masës 7 – mbështetje financiare për magazinimin e grurit dhe elbit nga prodhimi vendor, pastaj 1.060.218 denarë në kuadër të nënmasës 1.1 – mbështetje financiare për orizin (arpë) e dorëzuar, nga Programi për zbatimin e fondit intervent për bujqësinë për vitin 2025”, kumtuan nga MBPEU.
Prej aty theksuan se prioriteti mbi të cilin po punohet është rritja e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.
