17.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Qershor, 2025
BallinaLajmeJanë paguar mbi 340 milionë denarë subvencione për 4.144 fermerë

Janë paguar mbi 340 milionë denarë subvencione për 4.144 fermerë

Ngas sot janë paguar 341.536.000,00 denarë për 4.144 fermerë. Pagesa është realizuar në bazë të pagesave direkte plotësuese për lopë të matrikuluara – evidentuara më të vjetra se 12 muaj, sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Është realizuar pagesa për nënmasën 2.2 – Pagesa direkte plotësuese nga nënmasat 2.1, 2.4 dhe 2.5 për lopë të matrikuluara – evidentuara më të vjetra se 12 muaj nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që janë përfitues të nënmasës 2.1 të Urdhëresës për vitin 2024 dhe që prodhimin e tyre të qumështit e kanë dorëzuar te një blerës i regjistruar i qumështit të papërpunuar si përfitues të nënmasës 2.4 të Urdhëresës për vitin 2024, ose që kanë shitur apo therur gjedhë në kapacitete përpunuese të regjistruara në Regjistrin e objekteve të miratuara për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore si përfitues të nënmasës 2.5 të Urdhëresës për vitin 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments