Ish-liderët politik dhe ushtarak të UÇK-së, të cilët janë arrestuar nga Gjykata speciale në Hagë, vetëm përmes video lidhjes mund të komunikojnë me anëtarët e familjeve të tyre, ndërsa askush nuk mund t’i vizitojë fizikisht.
Këtë informatë e konfirmoi Gjykata speciale në Hagë.
“Vizitat në njësinë e paraburgimit për momentin nuk janë të mundura për shkak të masave kufizuese lidhur me koronavirusin. Me qëllim që të lehtësohet kontakti i rregullt me familjen, janë mundësuar takime përmes video lidhjeve”, deklaroi zëdhënësja e Gjykatës speciale, Angela Grip, transmetojnë mediat kosovare.