0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Jam i shqetësuar” – thotë Ziadin Sela për 100 ditëshin e Qeverisë

“Jam i shqetësuar” – thotë Ziadin Sela për 100 ditëshin e Qeverisë

Ziadin Sela është mysafiri i parë në ClickPlus në sezonin e ri.

Ai ka folur për Qeverinë e re dhe 100 ditëshin e parë të saj.

Tha se është i shqetësuar, pasi nuk sheh rezultate nga programi qeverisës.

“Jam i shqetësuar, po. Duke parë performancat e kësaj Qeverie. Ju e përmendët 100 ditëshin? 100 ditëshi ka një kuptim. Shumica e re duhet të tregojë hapat e parë të implementimit të programit, por ne nuk i shohim këto”, tha Sela.

Ai tha se nuk duhet të varet organizimi pilotik vetëm nga një individ, kryeministri, sepse sipas tij, duhet të ketë më shumë organizime politike, sepse shqiptarët ende nuk e kanë arritur barazinë e plotë.

“Vazhdojmë si shoqëri të kemi plot paragjykime. Jo ne, por faktori politik maqedonas është plot paragjykime ndaj shqiptarëve… Sapo hynë u hoq balanceri, u hap Ligji për përdorimin e gjuhëve…”, tha Sela më tej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments