-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJAKIMOVSKI NË PRANGA PËR KEQPËRDORIM TË TOKAVE SHTETËRORE (VIDEO)

JAKIMOVSKI NË PRANGA PËR KEQPËRDORIM TË TOKAVE SHTETËRORE (VIDEO)

Policia ka arrestuar tre persona nën dyshime për keqperdorim të pozitës zyrtare, ndërsa gjashtë ndihmësve të tyre u ka ngritur kallëzime penale për ndihmë. Sipas policisë, ish kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski së bashku me drejtuesin e sektorit për patundshmëri në komunë, dhe me bashkëpunëtorin e lartë në sektorin për plane urbanistike në komunë, dhe në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare në mënyrë që kanë dhënë vlerësim se disa baraka të përkohshme janë në fakt objekteve të ndërtuara pa leje, kështu që komuna u ka mundësuar disa biznesmenëve që të blejnë ato parcela ku kanë qenë objektet. Perveq kësaj, komuna u ka mundësuar ato parcela t’i blejnë me çmime tejet të ulëta.

Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

“Të dyshuarit kanë qenë të obliguar ta dijnë se objektet për të cilat është kërkuar verifikimi i statusit juridik, nuk kanë qenë ndërtime pa leje, por baraka të përkohshme  të vendosura në tokë shtetërore. Përkundër këtij fakti, në kundërshtim me ligjin, ato këtyre objekteve u kanë dhënë trajtim si ndërtime pa leje dhe kështu firmave kanë mundësuar legalizim të tokave dhe regjistrimin e tyre si objekte legale, duke u dhënë të drejtën ekskluzive për blerjen e tokave. Kjo përkundër faktit se objektet e përkohshme nuk janë pjesë e tokave ndërtimore, dhe kështu nuk mund të shiten së bashku me tokën”

Firma “Grom Promet” ka blerë parcelë 1533 metra katrorë që ka patur vlerë mbi 448 mijë euro, ndërsa firma “Emag” parcelë prej 722 metrash katrorë që ka patur vlerën mbi 211 mijë euro.

Ndërsa komuna ia ka mundësuar edhe një personi fizik që të blejë parcelë ndërtimore për 450 denarë për metër katrorë, edhe pse nëse ishte hapur ankand publik, çmimi fillestar i metër katrorit do ishte 300 euro.  Të dyshuarve u ngarkohen edhe vepra të tjera penale që lidhen me tre tenderë për mbjellje të luleve nëpër hapësira publike në Karposh dhe për shkak të vazhdimësisë së veprave penale, prokuroria i ka bashkuar veprimet në një lëndë të vetme.

Prokuroria Themelore

“Në gusht të vitit 2018, prokuroria solli urdhër për procedurë hetimore kundër pesë personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, në tre procedura për furnizime publike. Në fillim të këtij muaji hetimi është zgjeruar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ish-kryetari i Komunës dhe dy persona të tjerë kanë kryer edhe nga një vepër penale Ndërtim pa leje. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për vepra të njejta penale dhe periudhën kur janë kryer, lëndët janë bashkuar në një”

Lënda e parë për të cilën hetohej Jakimovski ishte për tenderin e mbjelljes së luleve në hapësira publike, dhe për ndërtimin e sheshit “Peco Bozhinovski Koço”. Jakimovski me këto tenderë u ka mundësuar firmave fitim mbi 460 mijë euro në kurriz të buxhetit të komunës.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Stevçe Jakimovskin dhe dy bashkëpunëtorët e tij nga komuna, ndërsa për të tjetër janë propozuar vetëm masa kujdesi. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments