7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJa pse u arrestua Haxhi Shala dhe u dërgua në Hagë ,...

Ja pse u arrestua Haxhi Shala dhe u dërgua në Hagë , Specialja zbulon detaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka konfirmuar arrestimin e ish pjesëtarit të UÇK-së në Kosovë, Haxhi Shala “Topi”.

Në një komunikatë për media thuhet se arrestimi u bë në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim të lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Ai është transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesa të panevojshme. Fletarrestimi lidhet me krime kundër administrimit të drejtësisë.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe sipas legjislacionit të Kosovës. Edhe Policia e Kosovës dha mbështetje operative për ZPS-në.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”, thuhet në njoftimin e ZPS.

Pas arrestimit të ish-deputetit të Nisma, Haxhi Shala, Prokurorja e Specializuar Kimbërli UEST (Kimberly WEST) konfirmoi se mbrojtja e dëshmitarëve mbetet një prioritet për ZPS-në

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments