12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJa çfarë i kërkon Makron Shkupit dhe Sofjes

Ja çfarë i kërkon Makron Shkupit dhe Sofjes

Presidenti francez Emanuel Makron po kërkon marrëveshje midis Shkupit dhe Sofjes që do të respektonte të drejtat e qytetarëve që u përkasin komuniteteve apo pakicave të tjera, shkruan Alsat.

Qëndrimi i Makronit vjen pas bisedave telefonike të mbrëmshme me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

“Presidenti i Republikës shprehu gatishmërinë për t’i mirëpritur në Paris, kur të vijë koha, autoritetet bullgare dhe ato nga Maqedonia e Veriut, për t’u lidhur marrëveshja e tyre dypalëshe”, thonë nga kabineti i Makronit.

Makroni foli me Kovaçevskin dhe Radevin pasi diplomatët nga të dy vendet intensifikuan bisedimet për çështjet e pazgjidhura politike, duke pritur që zgjidhje të gjendet gjatë kryesimit francez me BE-në e që përfundon në fund të këtij muaji. Kësaj radhe nuk ishte i përfshirë kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili i pyetur nëse biseda mes Makronit dhe Radevit ishte një lloj presioni diplomatik, ai u përgjigj:

“Nuk do të bëjmë asgjë nën presion, le të jetë e qartë për të gjithë popullin bullgar. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë në këtë moment është të shohim nëse dëshirat dhe nevojat bullgare për mbështetje të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut mund të garantohen në procesin evropian”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Më herët, disa media bullgare raportuan se Makroni kishte plan për të gjetur një zgjidhje që do të përfshinte të gjitha kërkesat bullgare në kuadër të negociatave për vendin. Historianët dhe akademikët vendas kërkojnë që të bëhet kujdes për të siguruar që keqkuptimet historike të mos përfshihen në negociatat për anëtarësim në BE.

“Kur është fjala për integrimin e Maqedonisë në BE, atëherë e kaluara, edhe nëse themi se është në konflikt me Bullgarinë, mund ta ngadalësojë edhe më shumë atë proces”, tha Dragi Gjorgiev – Bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët.

“Identitetet, veçantia, të kuptuarit dhe pikëpamjet për historinë e dikujt nuk mund të diskutohen. Ata nuk mund të vendosen në tryezën e bisedimeve”, u shpreh Vlado Kambovski, Anëtar i ASHAM-it.

Së fundi, autoritetet maqedonase ishin të mendimit se çështjet dypalëshe me Sofjen nuk duhet të jenë pjesë përbërëse e kornizës së negociatave me Brukselin./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments