Një seri sulmesh ajrore vrau të paktën 23 palestinezë këtë të diel në Rripin e Gazës.
Sulmet goditën zona të ndryshme të territorit, nga Khan Junis-i në jug, Nuseirat-i në zonën qendrore e deri në Jabalia në veri.
Mes viktimave është edhe gazetari lokal, Hassan Majdi Abu Warda, i cili humbi jetën bashkë me disa anëtarë të familjes së tij pasi banesa e tyre u godit nga një raketë në Jabalia.
Vrasja e tij e çon në 220 numrin e gazetarëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023.
Ndërkaq, ekipet e emergjencës nxorrën nga rrënojat këtë të diel, trupat e viktimave të 9 fëmijëve dhe një mjekeje të spitalit Nasser të Gazës.
Mjekja, që kuronte fëmijët, humbën jetën në banesën e saj që u godit nga raketat izraelite të shtunën, një ngjarje që ka bërë bujë në mediat globale, që akuzojnë Izraelin për ashpërsi të tepruar.
Izraeli ende nuk ka dhënë një koment zyrtar lidhur me këto ngjarje.
Autoritetet lokale në Gaza njoftojnë se forcat izraelite kontrollojnë aktualisht rreth 77% të territorit të Rripit të Gazës me forca tokësore.
Urdhrat e evakuimit dhe bombardimet e vazhdueshme pengojnë kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre