5.4 C
Tetovo
E hënë, 2 Mars, 2026
BallinaLajmeBotaIzraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi...

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Pamje që kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale duket se tregojnë përdorimin operacional për herë të parë të sistemit të mbrojtjes ajrore me lazer nga ana e Izraelit, teksa Hezbollah iu bashkua luftës ne krah të Iranit dhe lëshoi raketa dhe dronë nga Libani.Sistemi i pagëzuar si “Iron Beam”, shihet në videot në fjalë teksa intercepton një dron pranë kufirit verior gjatë natës. Nëse konfirmohet, kjo do të shënojë përdorimin e parë të njohur luftarak të sistemit, i cili u dorëzua në rrjetin e mbrojtjes ajrore të Forcave Ajrore Izraelite në fund të muajit dhjetor.

Sistemi i avancuar i mbrojtjes me laser kushton vetëm 2 dollarë për çdo interceptim e arrin të diktojë edhe predha. Kjo në një kohë kur sistemet aktuale të pikasjes së raketave kushtojnë nga disa dhjetëra mijëra deri në miliona dollarë për ndjekjen e asgjësimin e tyre.Por sistemi Iron Beam, përdor lazerë për të ngrohur tej mase dhe çaktivizuar kërcënimet ajrore. Ky, sipas ekspertëve, konsiderohet një ndryshim i madh i lojës, jo vetëm sepse goditet ushtria armike, por ajo edhe falimentohet.

Kjo sepse, teksa pala kundërshtare mund të investojnë dhjetëra mijëra dollar për një raketë, shtetit hebre i duhet të investojë vetëm vetëm 2 dollarë për energjinë për interceptimin e saj.

Iron Beam po përshkruhet si sistemi i mbrojtjes që i takon epokës së re, me neutralizimin e shpejtë të raketave në fluturim, me eleminimin e kërcënimit pa shumë kosto dhe me reduktimin e rreziqeve për shtetin hebre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments