Qeveria e Izraelit i është përgjigjur Britanisë pas paralajmërimit të kësaj të fundit se nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa për ta ndalur gjendjen e rëndë në Gaza, do ta njohë shtetin palestinez në shtator.“Izraeli e kundërshton deklaratën e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ndryshimi i qëndrimit të qeverisë britanike në këtë kohë, pas veprimit francez dhe presioneve të brendshme politike, është shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për të arritur armëpushim në Gaza si dhe planin për lirimin e pengjeve”, ka thënë ministria izraelite.