6.8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeBotaIzraeli godet infrastrukturën iraniane të naftës/ Sulmi i parë ndaj infrastrukturës së...

Izraeli godet infrastrukturën iraniane të naftës/ Sulmi i parë ndaj infrastrukturës së Republikës Islamike

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një tjetër aksion ndaj vendeve strategjike të Teheranit, kryesisht infrastrukturën iraniane të naftës.

Sipas zyrtarëve izraelitë janë goditur disa shënjestra, ndërsa video të shumta u postuan në mediat sociale.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit raportuan së fundmi se kishin nisur një valë të re sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit iranian në kryeqytet, dhe më shumë detaje priten më vonë.

Irani u përgjigj sot duke goditur sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe e kryesisht në Dubai. Zyra e Shtypit në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se mbeturinat e një sulmi ajror goditën një automjet në zonën e Barshas, ​​duke vrarë një “shofer aziatik”.

Kjo e çon në katër numrin e të vdekurve në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga fillimi i luftës.

Autoritetet kanë thënë se të gjithë ishin të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments