7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaIzraeli bën gati armën shkatërrimtare, por… nuk punon kur bie shi

Izraeli bën gati armën shkatërrimtare, por… nuk punon kur bie shi

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka marrë dimensione të tjera, ku në konflikt është përfshirë direkt edhe Irani, Izraeli ka bërë të ditur se pas një viti do të jetë gati të nxjerrë në veprim interceptorin me lazer “Iron Beam”, një sistem që pritet të mbrojë vendin nga raketat dhe dronët. Ky sistem ka një kosto prej 413 milionë paundësh.

Sistemi “Iron Beam” është testuar më herët këtë vit, ndërsa marrëveshja e fundit midis Izraelit dhe prodhuesve të tij, Rafael Advanced Defence Systems dhe Elbit, ka përcaktuar datën e fillimit të funksionimit, e cila sipas burimeve izraelite do të jetë më 28 tetor të vitit të ardhshëm, shkruan A2.

“Iron Beam” përshkruhet nga prodhuesit si një “sistem armësh me lazer me energji të lartë, 100 kW”, i cili mund të shkatërrojë me saktësi objektet fluturuese si mortaja, raketa, artileri dhe UAV (dronë). Sipas burimeve, sistemi ka një rreze veprimi prej disa kilometrash dhe është ekonomik, pasi kostoja për çdo përdorim është minimale falë teknologjisë me lazer.

Ndërsa Izraeli përdor tashmë katër sisteme të tjera mbrojtëse, përfshirë “Iron Dome” për shkatërrimin e raketave, nevoja për mbrojtje të shtuar është rritur pas sulmeve me raketa dhe dronë nga grupe të ndryshme, përfshirë Hezbollah, Hamas dhe Houthi.

Një avantazh i madh i “Iron Beam” është kostoja e ulët e përdorimit, krahasuar me “Iron Dome”, e cila kërkon rreth 60,000 dollarë për çdo përdorim. Ndryshe nga “Iron Dome” që funksionon në çdo kusht moti, “Iron Beam” ka kufizime gjatë motit të lagësht, ku grimcat e ujit thithin energjinë e lazerit, duke e bërë më pak efektiv. Gjithashtu, sistemi kërkon linjë të drejtpërdrejtë shikimi për objektivin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments