13.4 C
Tetovo
E premte, 23 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaIzrael/ ‘Keni vrarë 19 000 fëmijë’, deputeti i opozitës largohet me forcë...

Izrael/ ‘Keni vrarë 19 000 fëmijë’, deputeti i opozitës largohet me forcë nga foltorja e parlamentit

Një seancë e tensionuar në parlamentin izraelit, Knesset, ka marrë përmasa dramatike të mërkurën, kur deputeti i opozitës Ayman Odeh, përfaqësues i partisë arabo-hebreje Hadash, u përjashtua me forcë nga foltorja pasi kritikoi ashpër qeverinë e Benjamin Netanyahut për operacionet ushtarake në Rripin e Gazës.

Në një video të publikuar nga gazeta ‘The Guardian’, Odeh dëgjohet duke akuzuar qeverinë për vrasjen e civilëve palestinezë, “Ke vrarë 19,000 fëmijë!”, bërtet ai, ndërsa përballë tij shpërthejnë reagime të ashpra nga deputetët e kryesisht të koalicionit qeverisës.

Incidenti ka ndezur reagime të forta si brenda vetë Izraelit, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare, në një kohë kur lufta në Gaza vazhdon të dominojë titujt dhe diskutimet globale. Syri.net-iefimerida

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments