Ish aktivisti i Lëvizjes Besa dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Bilall Kasamit, Izo Ganiu, nëpërmes një komenti në rrjetet sociale ka thënë se besatarët e vërtetë nuk janë më pjesë e Lëvizjes Besa, raporton indeks.mk
Ganiu ka thënë se Lëvizja Besa tashmë është parti e privatizuar dhe se po punon vetëm për interesa të ngushtë të disa personave.
Sipas Ganiut, ky formacion i Lëvizjes Besa do ta ketë të vështirë ti manipulojë shqiptarët
