8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti zbulon kush i shkroi Mickoskit për tu futur në qeveri:...

Izet Mexhiti zbulon kush i shkroi Mickoskit për tu futur në qeveri: Janë dy të BDI-së dhe njëri i partnerit nga Fronti!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se ka qenë me kohë i informuar për ofertën që funksionarët e BDI-së ia kanë bërë kryeministrit Mickoski për t’u bërë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Mexhiti tha se oferta e BDI-së ishte e ulët dhe rrezikonte të rrënonte pozicionet e VLEN-it në bisedime.

“Duke i bërë bisedimet për formimin e qeverisë, faktikisht ka qenë rrënim I pozicionve tona politike, sepse ne duke biseduar me ata për të formuar qeveri, këta ishin tek recepcioni poshtë me oferta joshëse vetëm për të qenë pjesë e qeverisë, edhe me gjysmën e resorëve dhe pa hyrë aspak tek pjesa programore, pjesa politike. Kushti i vetëm ka qenë me çdo kusht të jenë edhe në këtë qeveri”, tha Mexhiti.

Po ashtu Mexhiti bëri të ditur se i di me emra eksponentët e Frontit që i kanë shkruar mesazhe Mickoskit për tu futur në qeveri.
“Janë pjesë e Frontit Evropian. Dy eksponentë janë të BDI-së dhe njëri është partner nga “Fronti Evropian”, nëse e kanë ende sepse kanë filluar të lëvizin.

Sipas Mexhitit BDI nuk e ka hallin as te qytetarët, as te pikat programore, as te gjuha e balansuesi, por kanë hallin e vetë. Mendojnë se duke qenë pjesë e qeverisë, mund t’i ikin përgjegjësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments