Zv. kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti sot njoftoi se ende nuk ka vendosur për kandidaturën e tij për Komunën e Çairit.
“Po bëhen analiza e fundit brenda VLEN-it dhe besoj se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjitha emrat e kandidatëve, përveç Strugës të cilët tani e kemi shpalosur”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha VLEN do të ketë kandidatë edhe për Qytetin e Shkupit, Çairit dhe të gjitha komunat tjera.
Mexhiti tha se si edhe herrave tjera partitë që janë në qeveri do të ndihmojnë njëri tjetrin aty ku do të jetë e nevojshme.
Mexhiti shtoi se koalicioni VLEN do të ketë kandidatin e saj edhe për Komunën e Kërçovës.