6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Taravari nuk mund të zhvillojë bisedime me BDI-në dhe të...

Izet Mexhiti: Taravari nuk mund të zhvillojë bisedime me BDI-në dhe të qëndrojë në VLEN

Është koha e fundit që Taravari të tërhiqet prej bisedimeve me BDI-në, thotë zv. kryeministri Izet Mexhiti. Sipas tij, nëse Taravari zgjedh të largohet nga koalicioni, qëndrimi në qeveri do të nënkuptojë që ai mund të sjellë faktorë nga BDI-ja. Mexhiti nuk potencoi nëse është e pranueshme për VLEN që Taravari të mbetet në qeveri, nëse zgjedh të largohet nga koalicioni.

“Taravari duhet ta ndajë a është pjesë e VLEN-it a është në negociata me Ahmetin. Edhe njëra edhe tjetra nuk mundet. Negociatat me BDI-në nënkuptojnë që mund të sjell edhe faktorë nga BDI. Kjo bie ndesh me politikat e qeverisë. Deri dje kemi ikur nga BDI-ja edhe unë edhe ai kur nuk ishte në këtë derexhe, kurse tani që është në lista të zeza, me gjysmën e anëtarëve të mbyllur për korrupsion, bashkëpunimi me to d.m.th. se nesër do të duhet të zbatohen edhe faktorë nga atje”, tha Izet Mexhiti, zv.Kryeministër.

Taravari ka qenë i informuar për nismën për formimin e një partie, tha Mexhiti. Sipas tij, ata në disa sektorë të brendshëm tashmë funksionojnë si një parti. Situata e fundit e ka përshpejtuar këtë proces.

“Ne pjesërisht këtë proces të shkrirjes e kemi filluar vitin e kaluar. Këtë e ka shpejtuar edhe ky proces sepse nëse z. Taravari mendon se mund të ketë dy opsione dhe për të parandaluar spekulimet dhe për të dalë me vizionin e qartë ne thamë që është koha t’i mbyllim këto tema të ndarjeve dhe të shkojmë drejt bashkimit të VLEN-it në një koncept politik”, deklaroi Izet Mexhiti, zv.Kryeministër.

Takimin e mbrëmshëm pa prezencën e Taravarit, Mexhiti nuk e quajti të dështuar. Ai tha se është debatuar por duhet vendim, nëse VLEN është u vetmi opsion. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments