3.3 C
Tetovo
E shtunë, 17 Janar, 2026
BallinaLajmeIzet Mexhiti takon drejtuesit e “Kallirit të Mirësisë”: Komuna e hapur për...

Izet Mexhiti takon drejtuesit e “Kallirit të Mirësisë”: Komuna e hapur për bashkëpunim në mbështetje të familjeve në nevojë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e organizatës humanitare “Kalliri i Mirësisë”, e cila vepron në Shkup, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen për familjet në nevojë.

Gjatë takimit u theksua se zhvillimi i komunës nuk matet vetëm përmes investimeve dhe projekteve infrastrukturore, por edhe përmes përkujdesjes ndaj qytetarëve dhe ndërtimit të solidaritetit shoqëror. Mexhiti vlerësoi punën humanitare që “Kalliri i Mirësisë” realizon në terren, duke ofruar ndihmë për familjet dhe grupet më të ndjeshme.

Palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit institucional, me qëllim që solidariteti qytetar të shndërrohet në veprime konkrete dhe mbështetje të qëndrueshme për ata që kanë më së shumti nevojë.

Nga Komuna u bë e ditur se ajo mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat dhe iniciativat që promovojnë humanitetin, përgjegjësinë shoqërore dhe ndihmën ndaj shtresave vulnerabël të shoqërisë.

Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes institucioneve lokale dhe organizatave humanitare, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments