Koalicioni VLEN promovoi shtabin zgjedhor për zgjedhjet lokale. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në fjalën e tij theksoi se VLEN-i nuk u përça, por u bashkua, transmeton TV21. Tutje, Mexhiti në promovimin e shtabit zgjedhor potencoi se sot nuk është fillimi, por siç shtoi, vazhdimi i fitores të një viti më parë.
“Sot nuk është fillimi, ky është vazhdimi i fitores të një viti më parë. Është vazhdimi i çlirimit nga politika e së kaluarës, sepse shqiptarët nuk janë lodhur nga politika, janë lodhur nga mospolitika. Janë lodhur nga intriga dhe keqpërdorimi, shqiptarët nuk kanë kërkuar shumë, kanë kërkuar dinjitet, barazi dhe të drejtën për të mos u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre. Dhe VLEN është këtu për të rikthyer politikën si duhet të jetë, si përgjegjësi publike dhe jo si pronë private. VLEN është këtu që t’ua kthejë shqiptarëve dinjitetin që politika e së kaluarës ua humbi.