8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Së shpejti do të kemi 80 deputetë.

Izet Mexhiti: Së shpejti do të kemi 80 deputetë.

KËRKOHET FORMA MA E MIRE PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Ende nuk ndonjë datë definitive se kur do të votohen ndryshimet kushtetuese.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se janë të gatshëm për ti votuar ato por sipas tij, kërkohet forma ma e mirë bashkë me partnerët në qeveri dhe partnerët strategjik të RMV-së, informon Klan Macedonia.

Mexhiti thotë se qeveria e re së shpejti do të numërojë mbi 80 deputetë në Kuvend.

“Ka lëvizje edhe për deputetë të tjerë, së shpejti do të ketë mbi 80 deputetë, pra do të jetë hera e parë që do të ketë 2/3 e shumicës në Parlament. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, me partnerët tanë strategjik jemi në komunikim të përditshëm, deputetët shqiptarë nuk kanë asnjë dilemë rreth kësaj, ne nesër po të na thërrasin, jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese, mirëpo po punojmë bashkë me partnerët edhe në qeveri edhe partnerët strategjik për të gjetur formën më të mirë”, tha Mexhiti. /tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments