7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti / Regjimi jep shkelmat e fundit, nuk do të ketë...

Izet Mexhiti / Regjimi jep shkelmat e fundit, nuk do të ketë amnisti për korrupsionin politik.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, në një vjetorin e themelimit të partisë, tha se para një viti shumë gjëra dukeshin të pamundura dhe të parealizueshme, por sot, siç shtoi, LD është e shtrirë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Para një viti shumë gjëra dukeshin të pamundura dhe të parealizueshme, njerëzit jetonin në frikë dhe pasiguri sepse partia, pushteti kontrollonte çdo pore të shoqërisë. Por ne e thyem frikën. Para një viti kur vendosëm të bëjmë shtëpinë tonë dhe të mos vazhdojmë të trajtohemi si nomak në shtëpinë e vjetër për të cilën kishim humbur vitet më të bukura për të ndërtuar shumë kush na shikonte me skepticizëm dhe mos besim. Por sot një vit më vonë jemi të konsoliduar dhe të shtrirë në tërë territorin e vendit dhe të gjithëve ju them faleminderit që besuar”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti.

Demokracia është rivendosur, regjimi jep shkelmat e fundit

“Para një viti ndryshimi politik dukej utopi” deklaroi kryetari Mexhiti. Ai tha se demokracia është rivendosur dhe se regjimi po i jep shkelmat e fundit para rrënimit të plotë të tij.

“Para një viti ndryshimi politik dukej utopi, infrastruktura partiake vendosën nëpër institucione, prokurori, gjyqësor të vënë nën urdhrat partiake, mbretëria mediatike e përbërë nga portale fiktive me seli nëpër ministritë e propagandës, pak kujt i jepnin shpresë se ndryshimi është i mundur. Por sot një vit më vonë demokracia është rivendosur, regjimi i hedh shkelmat e fundit para rrënimit të plotë të tij”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti.

Mexhiti: nuk do të ketë amnisti për korrupsionin politik

Mexhiti tha se me Qeverinë e re ndryshimi ka filluar. Më tej Mexhiti gjatë fjalës së tij në një vjetorin e themelimit të Lëvizjes Demokratike tha se Qeveria e re i pengon klikës së vjetër, pasi që siç shtoi, nuk do të ketë amnisti për korrupsionin politik.nistori

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments