4.7 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Qeveria nesër mban seancë solemne për Marrëveshjen e Ohrit

Izet Mexhiti: Qeveria nesër mban seancë solemne për Marrëveshjen e Ohrit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nesër më 13 gusht, do të mbajë një mbledhje solemne për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilën do ta hap kryeministri Hristijan Mickoski.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën LAJM, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili tha se gjatë qeverisjes Gruevski-Ahmeti asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Ne po e institucionalizojmë Marrëveshjen e Ohrit. Nesër do të ketë një mbledhje solemne të qeverisë, ku do të merr pjesë kryeministri, do e hap mbledhjen dhe do e vazhdoj unë për frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo është një shprehje e respektit ndaj frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe më vjen keq që këtu heshtin për shkak se 11 vite në qeverisje me Gruevskin, nëse nuk gaboj, nuk kanë arritur ta sjellin Gruevskin as në koktej rasti për Marrëveshjen e Ohrit. Thjesht, i ka injoru edhe pse ka qenë festë shtetëore, z.Ahmeti dhe BDI nuk ka mundur as ta sjellin në koktej dhe jo të bëjë një mbledhje solemne. Pastaj do të vazhdojmë me korin diplomatic për ta shënuar tek Muzeu i Arteve Moderne dhe kjo të jetë një hap i mirë drejt frymës së Marrëveshjes së Ohrit”, tha Mexhiti në një intervistë për gazetën LAJM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments