7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Që nga vitet 1990 nuk ka pasur koalicion më të...

Izet Mexhiti: Që nga vitet 1990 nuk ka pasur koalicion më të qëndrueshëm qeveritar

Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka komentuar deklaratën e ministrit të Administratës Publike Goran Minçev lidhur me balancuesin. Ai tha se koalicioni aktual është i qëndrueshëm.

-Që nga vitet 1990 nuk ka pasur një koalicion më të qëndrueshëm qeveritar, 78 deputetë me tendencë për t’i kaluar 80 dhe dy të tretat nuk ka ndodhur kurrë në vend. Ne jemi bashkë në koalicion qeveritar, por nuk jemi njësoj, nuk jemi një. Ne jemi të ndryshëm, kemi në disa raste mendime të ndryshme, por kemi kapacitet për të biseduar, negociuar, gjetur zgjidhje kompromisi dhe të ecim përpara. Sa i përket balancuesit, mendoj se ajo që tha ministri Minçev nuk është në kuadër të ligjit. Ligji thotë drejt që përfaqësimi i drejtë duhet të jetë sipas përqindjes së përfaqësimit të popullsisë, nuk thotë rezident apo jorezident. Kjo Qeveri është e përkushtuar për zhvillimin ekonomik, standardin e jetesës, zgjidhjen e problemeve konkrete dhe çështje të tilla nuk janë prioritet, janë të panevojshme dhe natyrshëm që nisma të tilla do të sjellin përgjigje nga ana jonë dhe nuk jemi ne ata që e iniciojmë një gjë të tillë. Ne jemi të përkushtuar për shtyllat e Qeverisë, zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, integrimin në BE, këto janë shtyllat tona, një platformë nga e cila nuk duam të dalim. Mendoj se edhe kolegët tanë do ta kuptojnë se duhet të jenë në funksion të kësaj platforme dhe jo të politikës së përditshme, theksoi Izet Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments