20.7 C
Tetovo
E shtunë, 13 Shtator, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Përgjegjës për “Drisllën” janë BDI, Levica dhe Arsovska(video)

Izet Mexhiti: Përgjegjës për “Drisllën” janë BDI, Levica dhe Arsovska(video)

Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, fajësoi BDI-në, Levicën dhe kryetaren Danella Arsovska për zjarrin në deponinë “Drislla”, duke i quajtur përgjegjës për keqmenaxhimin e ndërmarrjes publike. Ai tha se inspektorati është në terren dhe se po merren masa për zgjidhjen e situatës, ndërsa paralajmëroi se nëse institucionet nuk veprojnë, kompetencat mund t’i kalojnë ministrisë.Mexhiti tha se aty ku udhëheq BDI-ja dhe partnerët e saj, shpesh ndodhin kriza të ngjashme. Ndërkohë, deponia “Drislla” për ditë me radhë ka shkaktuar ndotje të madhe të ajrit, me erë të fortë gome dhe plastike që ka prekur zonën e Studeniçanit. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka këshilluar qytetarët e Shkupit të shmangin daljet për shkak të toksinave dhe ndotjes nga zjarret.

youtube.com/watch?v=vjw8h11VFyc&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fzeri.mk%2F&source_ve_path=MjM4NTE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments