1.5 C
Tetovo
E martë, 12 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti paralajmëron Minçevin: Nëse nuk e respekton shqipen bën shkelje ligjore!

Izet Mexhiti paralajmëron Minçevin: Nëse nuk e respekton shqipen bën shkelje ligjore!

Në Qeveri ka vendim që të respektohet dygjuhësia, kurse ata që nuk respektojnë këtë bëjnë shkelje ligjore. Në këtë mënyrë, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka komentuar informacionet se Ministria e Administratës Publike komunikon me publikun vetëm në gjuhën maqedonase.

“Ka vendim në Qeveri që të respektohet dygjuhësia dhe çdo ministri duhet të drejtohet në dy gjuhë duhet të jetë edhe në maqedonisht edhe në shqip. Nëse nuk nuk e respekton këtë bën shkelje ligjore”, u shpreh Mexhiti për gazetën LAJM.

Ministria e Administratës Publike, tanimë pesë muaj komunikon me publikun vetëm në gjuhën maqedonase, duke shmangur detyrimin ligjor për t’i informuar qytetarët shqiptarë në gjuhën e tyre amë.

Ueb-faqja e kësaj ministrie, e cila është e përbashkët me Ministrinë e Trasnformimit Digjital, gjatë kësaj periudhe shqipen e ka përdorur vetëm njëherë, edhe atë për një ngjarje që nuk ka kurrfarë lidhje me fushëveprimin e këtyre dy ministrive.

Ministri i Administratës, Goran Minçev tha se janë duke përgatitur ueb-faqe të re, e cila do të jetë edhe në shqip.

“Ne momentalisht e shfrytëzojmë të vjetrin e MSHIA-së, i cili është ashtu siç është dhe shpresoj që në të ardhmen shpejtë do të vijmë ueb i cili do të jetë në… Do të jetë edhe në shqip? Po po, gjithsesi”, tha Goran Minçev, ministër i Administratës Publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments