9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Nuk është problem që Ligji për përfaqësim të drejtë të...

Izet Mexhiti: Nuk është problem që Ligji për përfaqësim të drejtë të dërgohet në Komisionin e Venecias para se të miratohet

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, pajtohet që projektligji për përfaqësim të drejtë të dërgohet në Komisionin e Venecias para se të miratohet, në mënyrë që, siç thotë ai, të shmangen zgjidhjet gjysmake.

“Ligji pse jo? Është mirë që projektligji të shkojë që çdo gjë të jetë e pastër dhe në fund të mos dalë si ligjet aktuale që janë gjysmake dhe për rrjedhojë problematike, si ligji për gjuhët, me balancuesin. Nuk kemi asnjë kundërshtim dhe nuk mund të them se çfarë do të përmbajë. Por mund t’ju them se do të ketë një debat publik në të cilin do të përfshihen akademikë nga të gjitha universitetet, profesionistë ekspertë të asaj fushe po punojnë që të jetë zgjidhja më e mirë dhe një zgjidhje që nuk mund të kontestohet nga askush nesër, pasnesër. Pra, duhet t’i kushtojmë vëmendje kategorisë kushtetuese të përfaqësimit të drejtë, por në të njëjtën kohë të mos biem në kundërshtim me Kushtetutën dhe të na përsëritet kjo situatë nesër ose pasnesër”, tha Mexhiti në lidhje me Ligjin e ri, që do ta zëvendësojë “balancuesin”.

I pyetur se kur pret që të jetë gati draft versioni, ai thotë se është duke u punuar.

Ndërsa zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, tha sot se Qeveria ende nuk ka marrë propozim për përfaqësim të drejtë pasi Gjykata Kushtetuese e hoqi balancuesin.

Miteva thotë se çështja është e hapur dhe se do të diskutohet brenda koalicionit dhe do të hapet një debat i gjerë. Qëndrimi i Qeverisë është që para se të miratohet zgjidhja ligjore, ajo të dërgohet në Komisionin e Venecias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments