“Hyrja e Aleancës në Qeveri një vit para zgjedhjeve është një lëvizje e panevojshme, nuk kanë çfarë të tregojnë e të vërtetojnë. Ky është koalicion për politikën ditore dhe për të shtypur zërin e ndryshëm në BDI, përkatësisht grupin tonë”. Këtë e thotë nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, në një intervistë për “Republika”.
Sipas tij, synimi është që ky koalicion të paraqitet si evropian, të rritet dhe stabilizohet mazhoranca dhe të afrohet shifra prej 80 për ndryshimet kushtetuese, por janë larg votimit për qeverinë e re.