Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se do të bëjnë përpjekje maksimale për ta hequr 20% që siç thotë, është normë ofenduese për gjuhën shqipe dhe për shqiptarët, përcjell TV21.
“Do të shfrytëzojmë çdo moment, do të bëjmë përpjekje maksimale dhe momentin e parë që do të mundemi për ta hequr 20% që është normë ofenduese ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe gjuha shqipe ta merr statusin e merituar në këtë shtet si gjuhë e dytë zyrtare”, tha Izet Mexhiti.
Mexhiti tha se nuk e kanë vendimin për avancimin e gjuhës shqipe, por bëri të ditur se është hapur debati dhe shtoi se, në momentin që do të hiqet 20%, në Kushtetuë, gjuha shqipe do të figurojë si gjuhë zyrtare në vend.
“Ka iniciativa, qeveria ka çështje që dalin në opinion, ka çështje që i argumenton, nuk themi se e kemi vendimin për ta avancuar por kemi hapur debatin që duhet të avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Momenti që hiqet 20%, do të figuroje në Kushtetutë gjuha shqipe si gjuhë zyrtare”, tha Mexhiti.