Kreu i LD-së Izet Mexhiti së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj partie ka vendosur lule pranë shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë për nderë të 24 vjetë nga Qëndresa për Liri dhe Barazi.
Lajmin e ka shpërndarë edhe ministrja e Tranportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
“Plot 24 vite më parë, në këtë ditë, u ndez zjarri i qëndresës për liri dhe të drejta të barabarta. Luftëtarët e UÇK-së ngritën zërin dhe armët për dinjitetin kombëtar, duke u bërë simbol sakrifice dhe guximi. Sot, pranë emblemes së shqiponjës, përulemi me nder dhe respekt për ata që nuk kursyen as jetën për të ardhmen tonë. Kujtesa e tyre është amanet, ndërsa liria dhe barazia mbeten përgjegjësia jonë!
Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar ajo.